Ushtria izraelite vret 48 palestinezë në sulmet ajrore në Gaza

Smoke rises following an Israeli airstrike in the Gaza Strip, as seen from southern Israel, Thursday, Nov. 9, 2023. (AP Photo/Leo Correa)

Të paktën 48 palestinezë u vranë sot në sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtja Civile në Gaza thanë në deklarata të ndara se bombardimet izraelite vranë 34 palestinezë – gjashtë brenda Spitalit Evropian dhe 28 në një shtëpi ngjitur që i përkiste familjes al-Afghani.

Ushtria izraelite pranoi se goditi spitalin, duke pretenduar se kishte në shënjestër anëtarë të grupit palestinez të rezistencës, Hamas.

Ushtria vrau një burrë palestinez dhe gruan e tij me një sulm që shënjestroi një tendë që strehonte banorë të zhvendosur në Khan Younis në Gazën jugore, sipas një burimi mjekësor.

Burimi tha se tre anëtarë të familjes humbën jetën në bombardimin izraelit ndaj një tende që strehonte civilë të zhvendosur në qytetin verior Beit Lahia.

Tre persona të tjerë u vranë kur forcat izraelite bombarduan lagjen Shejaiya në Qytetin e Gazës. Një palestinez i katërt vdiq nga plagët e marra në një sulm të mëparshëm izraelit në të njëjtën lagje.

Një civil tjetër u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me dron në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, thanë mjekët. Një palestinez tjetër u plagos në një sulm të ngjashëm në kampin e refugjatëve Bureij.

Dy persona të tjerë u vranë, përfshirë një gazetar, në bombardimin izraelit të Spitalit Nasser në qytetin jugor Khan Younis, tha një burim mjekësor.

Ministria e Brendshme e Gazës tha gjithashtu se një komandant policie u vra në një sulm izraelit në Khan Younis në agim.

Një palestinez tjetër u vra në një sulm izraelit në pjesën perëndimore të të njëjtit qytet, tha një burim tjetër mjekësor.

Artileria izraelite bombardoi lagjet Al-Tuffah dhe Shejaiya në lindje të Qytetit të Gazës në mes të të shtënave intensive nga automjetet ushtarake, thanë dëshmitarë.

Ndërkohë, ushtria vazhdoi shkatërrimet e saj sistematike të shtëpive në në lindje të Qytetit të Gazës dhe në Rafah në Gazën jugore, thanë dëshmitarët.

Më shumë se 52.900 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelit që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.