Ushtria e Ukrainës rrëzon 70 dronë të forcave ruse, Zelensky: Mirënjohës partnerëve që po forcojnë sanksionet

Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during a press conference with President of the European Commission in Kyiv on May 9, 2023. - European Commission President Ursula von der Leyen arrived in Kiev on May 9, 2023, to mark Europe Day and show her support for Ukraine in the face of the Russian offensive, on the day Moscow commemorates the victory over Nazi Germany. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP)

Ushtria e Ukrainës njoftoi të dielën se rrëzoi 70 nga 151 dronë, me të cilët Moska sulmoi gjatë natës.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 74 dronë nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të ndërhyrjeve elektronike, dhe dy ishin ende në ajër.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se gjatë kësaj jave, Rusia kishte lëshuar 1260 bomba ajrore, pothuajse 750 dronë dhe më shumë se 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.

Presidenti Zelenskiy tha se armatimi ushtarak rus mbështetet nga skemat e shmangies së sanksioneve dhe çmimet e larta të naftës dhe se po ashtu, Ukraina nuk ka një numër të mjaftueshëm raketash dhe dronësh me rreze të gjatë veprimi për t’iu përgjigjur sulmeve ruse.

“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që po forcojnë sanksionet, por nevojiten më shumë përpjekje globale për të ulur aftësitë e industrisë ruse të naftës”, tha Presidenti Zelenskiy në një postim në rrjetin Telegram.

Ai shtoi se Ukraina do të zgjerojë prodhimin e raketave dhe dronëve dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve të investojnë në industrinë mbrojtëse të Ukrainës./ VOA

 

Top Channel