“Ushtria e Kosovës së shpejti me helikopterë”

“Në agjendë është edhe blerja e helikopterëve. Më herët s’kemi pas pilot, por tani kemi. Tash janë kapacitetet, jo për 100 por për disa.” Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Indeksonline”, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Ai, poashtu ka konfirmuar se Kosovës po i rikthehet “Defender Europe”.

“Kosova do të jetë pjesë e ushtrimeve ndërkombëtare që do të bëhet në rajon në vitin 2015 dhe vitet tjera”, ka thënë ai.
Më tej, Berisha ka theksuar se duhet të mendohet për një partneritet me forcat e Mbretërisë së bashkuar dhe SHBA-ve që të kenë një lloj protektorati në aspektin e sigurisë në vend.“… deri në përfundim të projektit të krijimit të forcave të armatosura të Kosovës”.