Ushtria amerikane sulmon një anije në Paqësor, vret “dy narkoterroristë” – publikon pamjet

Komanda Jugore e ushtrisë amerikane tha të premten se kreu një sulm ndaj një anijeje në Paqësorin lindor, duke vrarë dy persona.

“Inteligjenca konfirmoi se anija po kalonte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të trafikimit të drogës. Dy narko-terroristë u vranë dhe një i mbijetoi sulmit”, tha ushtria në një postim në X.

Ushtria ka deklasifikuar pamjet dhe i ka shpërndarë.