Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm nga Ukraina

Një gjykatë ukrainase ka dhënë dënimin e parë me burgim të përjetshëm kundër një ushtari rus të akuzuar për vrasjen e një të burgosuri lufte ukrainas.

Dmitry Kurashov, 27 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Vitalii Hodniuk, një ushtar veteran 41-vjeçar ukrainas i cili ishte dorëzuar pas kapjes në vitin 2024.

Policia kombëtare e Ukrainës tha se “raportet e ekspertëve, dëshmitë e dëshmitarëve dhe pamjet video nga vendi i ngjarjes konfirmuan se ushtari rus vrau qëllimisht të burgosurin e luftës me urdhër të komandantëve të tij, të cilët i kishin udhëzuar trupat të mos merrnin robër ushtarë ukrainas”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në një gjyq që zgjati disa muaj dhe që filloi më herët këtë vit, gjykata dëgjoi se si njësia e Kurashov sulmoi një pozicion ukrainas në rajonin e Zaporizhzhisë mëngjesin e 6 janarit 2024.