Një anëtar i zhdukur i ekuipazhit amerikan, avioni luftarak i të cilit u rrëzua mbi Iran, është shpëtuar nga forcat amerikane, tha presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social të dielën në mëngjes.
“E kapëm! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të kërkimit dhe shpëtimit në historinë e SHBA-së, për një nga oficerët tanë të jashtëzakonshëm të ekuipazhit, i cili është gjithashtu një kolonel shumë i respektuar, dhe për të cilin jam i emocionuar t’iu njoftoj se tani është shëndosh e mirë”, shkroi Trump.
Ai shtoi se anëtari i shërbimit “pësoi lëndime, por do të jetë mirë”.
Kërkimet me rrezik të lartë filluan të premten pasi një avion luftarak F-15E Strike Eagle u rrëzua në Iran.
Një anëtar tjetër i ekuipazhit u shpëtua menjëherë pas rrëzimit dhe po merr ndihmë mjekësore, raportoi CNN.



