Ushtarët e Maqedonisë do të vaksinohen me vaksina kineze? Ja komenti i Ambasadës amerikane në Shkup!

Mundësia për vaksinim të ushtarëve të Maqedonisë së Veriut më vaksina kineze, ka qenë një ndër temat që është biseduar në takimin e djeshëm mes ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska me ministrin kinez të mbrojtjes, Vei Fenghe.
Maqedonia fillimisht pata paralajmëruar se do u japë përparësi vaksinave perëndimore, mirëpo me kalimin e kohës, si dhe shumë vende tjera kë ndryshuar qëndrim, duke pranuar edhe vaksina ruse dhe kineze.
Mirëpo raportohet se Maqedonia e Veriut është shteti i parë anëtar i NATO-s, që ka diskutuar në nivel të ministrave të mbrojtjes mundësinë për vaksinim të ushtarëve me vaksina kineze. Në një prononcim për Gazetën Lajm, ambasada amerikane në Shkup shkurt e komenton këtë çështje.
“Jemi duke u ballafaquar me një pandemi të pashembullt dhe çdo shtet duhet të vendosë për vete si më së miri do t’i mbrojë qytetarët e vetë”, thonë për Lajm nga ambasada amerikane.
Ndryshe, ministri kinez i mbrojtjes Vei Fenghe gjatë qëndrimit në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev kanë biseduar për përshpejtimin e sjelljes së 200 mijë vaksinave kineze por edhe heqjen e vizave mes dy vendeve. Ndërkaq Presidenti, Stevo Pendarovski i ka premtuar Fengheit se vendi do të bashkëpunojë me Kinën në kornizë të “Procesit të bashkëpunimit 17+1.”