Ushtarët e Kosovës arrijnë suksese në SHBA, zënë vendet e dyta

Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga data 12-14 Mars 2021 në Campin Dodge të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur Gara e Luftëtarit më të Mirë, ku në këtë garë pjesëmarrës nga FSK-ja ishin dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina ,,ushtarin më të mirë” dhe ,,nënoficerin më të mirë”.

Rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe Tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë .