Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor

European Commission President Ursula von der Leyen speaks to press as she welcomes US Secretary of State (unseen) ahead of a meeting in Brussels on March 4, 2022. - NATO rejected on March 4, 2022 pleas from Ukraine to impose a no-fly zone to halt Russia's bombing, but Western allies said they were eyeing more sanctions on Moscow as it presses on with its war. Foreign ministers held emergency meetings at NATO and the European Union in Brussels, on the ninth day of Russian President Vladimir Putin's invasion of his pro-Western neighbour that has upended the global order. (Photo by YVES HERMAN / POOL / AFP) (Photo by YVES HERMAN/POOL/AFP via Getty Images)

Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të muajit tetor, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni.

Ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Qëndrimi i saj në Prishtinë është paraparë për datën 15 tetor, raporton RTK.

Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Planet e saj për të vizituar kryeqytetet e shteteve të rajonit kanë bërë që të shtyhet publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht publikohet në tetor. Publikimi i këtij dokumenti është shtyrë për fillim të muajit nëntor.

Kjo lëvizje duket se synon që vizita të prezantohet si një sukses, edhe pse raportet vjetore, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përmbajnë shumë vlerësime pozitive.

Përveç Shqipërisë, dhe deri diku Malit te Zi qe po avansojne në negociatat e anëtarësimit, shtetet e tjera nuk kanë lëvizur në procesin e integrimeve, madje në disa vende eshte shenuar zbrapsje.

Raporti për Kosovën pritet të dominohet nga ngerci institucional në vend; ai i Serbisë nga kriza e brendshme dhe protestat që po zhvillohen per gati nje vit; ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë situata konsiderohet – krizë shtetërore. Ndersa Maqedonia e veriut mbetet e bllokuar ne intergime per shkak te vetos bullgare.