Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian, do të realizojë vizitë disaditore në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të këtyre vizitave, ai të mërkurën do të vizitojë Shkupin, transmeton Portalb.mk.
Vizitat e presidentes do të fillojnë prej të hënës, 13 tetor. Atë ditë do të jetë në Tiranë, ndërsa në Prishtinë do të jetë më 15 tetor, kur pritet të vizitojë edhe Shkupin.
Zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo, e ka konfirmuar vizitën, duke paralajmëruar detaje për ditët e ardhshme.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.