Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim të fundit në rrjetin social X (ish-Twitter), ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të llogarisni tek ne”, shkruan von der Leyen.
Ajo thekson se hapi i radhës dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë:
“Duhet të realizoni ndryshimin kushtetues të rënë dakord. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është e gatshme.”
Në postim janë të bashkëngjitura edhe fotografi nga takimet e saj zyrtare në Shkup me liderë institucionalë dhe politikë të vendit, duke përfshirë kryeministrin teknik Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësues të partive politike.
