Urimi i Ermal Fejzullahut për Ledri Vulën

Me rastin e ditëlindjes, reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula mori urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.

Atë nuk harroi ta urojë as miku dhe kolegu i tij, Ermal Fejzullahu, i cili publikoi një fotografi të shkëputur nga klipi i tyre.

“Urime biri edhe 100. Krejt tmirat njete”, ka shkruar këngëtari sipër atij imazhi.

Ledri feston ditëlindjen e 34-të, teksa po zhvillon karrierë të suksesshme në muzikë me hite të panumërta.