Urimi i Dafina Zeqirit për Taynën

Dafina e uroi Taynën me një fotografi nga klipi i “Bye Bye”.

Tayna feston ditëlindjen, me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga miq, kolegë e fansa, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë personave që e uruan atë është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Dafina publikoi një fotografi në InstaSotry, të shkëputur nga videoklipi i këngës “Bye Bye”.

“Urime ditëlindjen për këtë grua të talentuar dhe të bukur. Krenare me ty, vazhdo të ngritesh”, ka shkruar ajo.