Urimet për Pavarësi: Pse u “vonuan” telegramet nga Tirana e Podgorica?

Për 17 vjetorin e pavarësisë që u shënua të hënën, Kosovës i erdhën shumë urime.

Por, dy nga to, ani se nga fqinjësia, duket se e bënë rrugën më të gjatë, raporton Klan Kosova.

Telegramet e kryeministrave të Shqipërisë, Edi Ramës dhe atij të Malit të Zi, Millojko Spajiq, që u publikuan këtë të mërkurë nga zyra e homologut të tyre kosovar, Albin Kurti, bartin datën 13 shkurt.

As nga zyra në Prishtinë, e as nga ajo në Tiranë që i kontaktoi Klani, nuk dhanë detaje për këtë raport 6 ditor nga nisja deri te publikimi i telegrameve.

Detajet nga kjo kronikë i gjeni më poshtë: