Urime për festën e Bajramit nga Grupi i Kumanovës!

TË NDERUAR MOTRA DHE VËLLEZËR !

Në këtë kohë pandemie kohë jo e zakonshme e përfunduam edhe këtë muaj të Ramazanit dhe tani presim Fitër Bajramin por jo si viteve të kaluara .

Gëzuar festen e Fiter Bajramit, festen e sakrifices dhe devotshmerise !
Lus Zotin qe muajt ne vazhdim te na afrojn me njeri tjetrin, te na largoj problemet, hallet e streset e jetes.

Vetësaktifica nga dashuria e madhe, ajo ndaj ushqimit, nuk e ka qëllim urinë. Uria ishte solidaritet, ishte forcë, reflektim dhe shtytje në vlerën më të lartë njerëzore atë të bamirësisë. Pa njëri-tjetrin jemi pak, pa njëri-tjetrin jemi asgjë. Shëndet dhe dashuri pa fund për ju dhe më të dashurit tuaj.

Zoti e bëfte ket Bajram, feste ne shtepite tona, zemrat dhe popullin tone.
Zoti e befte te sotmen me te mire se tē nesermen, dhe te nesermen me te mire se te sotmen.

Le ti kujtojme sot ata qe nuk jane ne mesin tone dhe te lutemi per lehtesim per ata qe jane ne veshtiresi!

Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica-Llugaxhia


Urim ka arritur edhe nga Demë Shehu i Grupit të Kumanovës. Ai urimin ua kankushtuar Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt.

“ Urime kjo Natë e madhe,Natë të cilën, Begu dhe Mirsadi e donin shumë.
Këta dy Burra të mëdhenjë të Kombit,i përuleshin vetëm të madhit Zot.
Lavdi përjetësisht Heroizmit tuaj,Vëllezër!”, ka shkruar Demë Shehu.