“Urime ditëlindja atje në parajsë”, Adelina prek me postimin në ditëlindjen e Cimës

Tashmë janë bërë një vit qëkur aktori i njohur i humorit, Rasim Thaqi – Cima, u nda nga kjo jetë.

Si baba i dashur që ishte, shpeshherë fëmijët e tij ndajnë fotografi në kujtim të tij dhe sidomos sot në këtë datë që do të ishte ditëlindja e tij 73-të.

Përmes një postimi, vajza e tij Adelina, u kujdes që ta kujtonte atë duke e uruar publikisht.

“13 korrik, ditëlindja jote bab. Sot do t’i kishte mbushur 73 vite. Urime ditëlindja atje në parajsë ku je. Të dua deri në frymën e fundit!” u shpreh Adelina. /Prive.al