Urdhrat e Ballukut: Mos ta shoh të marrë më tendera në Shqipëri

Në dosjen e SPAK zbulohet se Balluku ishte në dijeni të çdo veprimi dhe gjithçka bëhej sipas urdhrit të saj. Madje në një moment ajo urdhëron dhe cilat kompani duhet të fitojnë tenderat dhe cilat jo e këto madje të përjashtohen kategorikisht nga të gjitha procedurat e tenderimit në republikën e Shqipërisë.

Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës ‘Civil Cons’, e lidhur me ish deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë.

“Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.

Më 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin WhatsApp, shtetasja Belinda Balluku i përcjell (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin: ‘Civil Cons’.
Në orën 12:44, Evis Berberi: ‘?’.
Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjell (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin: ‘Ka dhe një firmë konsulence për projektim–supervizim me Korab Alikon. Janë supervizorë te Porto Romano.’
Në orën 12:45, Evis Berberi: ‘Po, janë te Porto Romano.’
Në orën 12:45, Belinda Balluku: “’ëtë e ka Lefter Gështenja, deputet i Librazhdit, i PD-së.’
Në orën 12:46, Evis Berberi: ‘Ok.’

Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin Signal Private Messenger, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: ‘Urgjente apo në të ardhmen?’
Në orën 12:50, Belinda Balluku: ‘Jo, jo, po mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.’
Në orën 12:50, Evis Berberi: ‘Është e lehtë.’