Urdhër-arrest ndërkombëtar për 18-vjeçarin që vrau një grua në Shkup me automjet dhe u arratis nga vendngjarja

Siç njoftoi Ministria e Brendshme, bëhet fjalë për 18 vjeçarin S.S nga Shkupi.

“Personi kërkohet me urdhër arresti qendror dhe ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për krim sipas nenit 300 të Kodit Penal”, thuhet në urdhër arrestin e lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Aksidenti rrugor në të cilin mori pjesë 18-vjeçari ndodhi më 9 janar në lagjen Kapishtec të Shkupit, kur ai goditi një grua 79-vjeçare me një Volkswagen Passat në pronësi të babait të tij dhe iku nga vendi i aksidentit. Po atë ditë, ai dhe babai i tij, me ndihmën e dy personave të tjerë, u larguan nga vendi.

Duke publikuar detaje rreth aksidentit të trafikut, Prokuroria Themelore Publike në Shkup informoi këtë fundjavë se 18-vjeçari po drejtonte në mënyrë të parregullt dhe pa patentë shoferi të vlefshme. Ndërsa po drejtonte makinën “Passat” të babait të tij përgjatë rrugës “Naroden Front” në Shkup, ai ka kaluar në mënyrë të paligjshme majtas, në korsinë e destinuar për trafik nga korsia e kundërt dhe po lëvizte me shpejtësi të papërshtatshme, pas së cilës e ka goditur këmbësoren Ljuba Jakovleska.

Prokuroria kërkoi paraburgim për 18-vjeçarin, i cili do të fillojë pas arrestimit të tij.