UNT nga sot në hapësirat e veta te kazerma Ilinden në Shkup

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟔.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟐 – Rektori i UNT-së Prof. dr. Izet Zeqiri, i shoqëruar nga zëvendës ministri i Transporteve Bekim Rexhepi, realizoi takim pune në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriiut, me ç’rast mori në pronësi tokën dhe objektet që me vendim të Qeverisë janë pronë e UNT-së.

Gjatë takimit shumë miqësor me gjeneralin Besnik Emini dhe kolonel Muharrem Muharremin, që ishte përgjegjës për zbatimin e procedurës së pranim-dorëzimit u arrit marrëveshje që çdo hap që do të ndërmerret do të ketë ndihmën e armatës deri në fillimin e vitit të ri akademik.
Rektori Zeqiri falënderoi për gjithë mbështetjen gjeneral Eminin dhe oficerët e përfshirë në këtë proces.

Rektori Zeqiri, zëvendës ministri Rexhepi dhe gjeneral Emini inspektuan objektet që tashmë janë pronë e UNT-së, me ç’ rast njoftoi ata se aktiviteti i parë që do të realizohet në hapësirat e reja do të jetë realizimi i Ditës së Hapur për të rinjtë dhe maturantët, më 12 maj.
Këtë ditë bashkëbiseduesit e vlerësuan historike, ndërsa i uruan rektorit të ri Zeqiri suksese në pregatitjen e kuadrove të reja në universitetin e vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.