UNSH: Kemi mbështetjen e shumë partive, shpresojmë që ndryshimet ligjore të kalojnë në Kuvend

Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Shkollave të Mesme, për televionin Shenja tha se në orët në vazhdim do të vendosin se a do të vazhdojnë bojkotin. Ai ka thënë se pavarësisht vendimit që do të merret ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërkohë që tashmë kanë marrë edhe perkrahjen e shumë partive politike.

Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së

“Momentalisht përveç partisë Lidhjes Sociale Demokrate, ne kemi marrë mbështetje të plotë në parlament nga të gjitha partitë, që nënkupton se çdo propozimligji që i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit në momentit që do të ketë seancë plenare do të votohet, sepse janë mbi 61 deputetë që i mbështesin kërkesat tona”.

Hodai gjithashtu deklaroi, se tani më gati pas dy javësh që nxënësit bojkotojnë, ata me shumë gjasa do të tërhiqen nga bojkoti pasi që presin nga deputetët të e ndryshojnë Ligjin për Arsim të Mesëm. /SHENJA/