United pajtohet për huazimin e Alex Telles te Sevilla

Sevilla do të përforcojë krahun e mbrojtjes me lojtarin e Manchester United, Alex Telles.

Telles do t’i bashkohet skuadrës së Sevilla në formë huazimi për një sezon, bën të ditur ‘Goal’.

29 vjeçari kaloi në ‘Old Trafford’ në tetorin e vitit 2020, por nuk arriti të fitonte pozitën e tij në formacionin startues gjatë szonit të parë.

Braziliani ka bërë 50 paraqitje me United në dy sezone, shumicën pasi Shaw u lëndua.

Ai shpreson në më shumë minuta në kampionatin spanjoll, me fanellën e Sevilla.

Njoftimi zyrtar mund të bëhet qysh gjatë ditës së sotme.