United me plan për t’i blinduar me kontrata të reja dyshen Rashford – Dalot

Manchester United është duke kërkuar t’i blindojë yjet e skuadrës pas rikthimit te rezultatet e mira.

Djajtë e Kuq patën një nisje katastrofale me dy humbje radhazi në Ligën Premier, por pas atyre dy disfatave gjithçka u rregullua me fitore të njëpasnjëshme.

Gjithsesi drejtuesit e klubit anglez kanë punë për t’i blinduar yjet e skuadrës pasi shumë nga kontratat skadojnë në verën e vitit 2023.

Gjiganti anglez ka një politikë të mirë të kontratave, pasi tek shumica e futbollistëve ekziston opsioni që klubi t’ia vazhdoj për një vit kontratat.

Marcus Rashford dhe Diogo Dalot janë dy futbollistët që kanë këtë opsion dhe United dëshiron t’i blindojë ata.

Megjithatë 90min.com ka raportuar se United synon të ulet në bisedime me futbollistët pasi ka gati kontratat afatgjate për portugezin dhe anglezin.

Dy futbollistët titullarë pritet t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së klubit për negociata, pasi ndihen të lumtur dhe duan të vazhdojnë në Old Traford.