United e fiton trofeun e parë nën drejtimin e Ten Hag

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, në finale të Carabao Cup.

Serinë e golave e nisi Casemiro në minutën e 33’, pas një asistimi nga Luke Shaw. United shënoi edhe njëherë me anë të Sven Botman, i cili realizoi autogol në minutën e 39’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Newcastle u mundua që të rikthehet në lojë, por pa arritur dot. Kështu ndeshja në fund përfundoi në favor të Unitedit.

Djajtë e Kuq e fitojnë këtë trofe për herë të gjashtë në histori të klubit.