Unikkatil sot feston ditëlindjen e 40-të

Viktor Palokaj feston ditëlindjen e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka lindur me 18 mars në vitin 1981 dhe mbush plot 40 vite.

Ndryshe, Unikkatili është një nga reperët shqiptar i cili njihet edhe si legjenda e repit shqiptar e gjitha kjo falë punës së tij dhe projekteve muzikore të cilat trajtojnë tema të ndryshme.

Unikkatili rrallë paraqitet në publik mirëpo vlera e tij nuk humbet pasi shpesh edhe artistë të estradës argëtohen në këngët e tij edhe pse janë të publikuara vite më parë.

Projekti i fundit muzikor i reperit është dedikuar partneres së tij “1 dashni” publikuar 11 muaj më parë./Lajmi.net/