Uniformat policore në shqip – ja ku dhe kur do të mund t’i shohim!

Në seancën e 28-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar Dekreti për uniformat dhe simbolet e uniformës së policisë, transmeton TV21.

Siç sqarojnë nga Qeveria, ky Dekret është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kur sipas nenit 8, paragrafi 3 është vërtetuar se uniformat e policisë në Shkup dhe komunat ku më së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase, janë shkruar në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shkrimin e saj.

Ky Dekret hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare të Maqedonisë së Veriut, kurse do të fillojë të zbatohet gjatë një viti nga dita e hyrjes në fuqi./TV21