UNICEF: Fëmijët nga Amerika e Jugut në rrezik edhe nga uraganet

Një pjesë e madhe e 70 milionë fëmijëve të prekur nga pandemia Kovid-19 në Amerikën e Jugut, posaçërisht në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, i ekspozohen rrezikut nga sezoni aktual i uraganeve, paralajmëron UNICEF.

Javët ardhshme, fëmijë dhe familjet e tyre do të preken prej dy katastrofash në të njëjtën kohë.

Pasi që administrata nacionale e oqeaneve dhe atmosferës parashikon se do të ketë 60 për qind mundësi për aktivitete ekstrem këtë vit me uragane, UNICEF potencon se pandemia tashmë e përforcon sistemin nacional dhe lokal shëndetësor të cilët nuk do të mund të mbajnë edhe uraganet shkatërruese.

Sipas UNICEF, ka rreth 43 milion njerëz në 29 vende të vogla në zhvillim të ishullit (SIDS) në Karaibe, nga të cilat 12.6 milionë janë të mitur. Gjatë periudhës 2010-2019, stuhitë shpërngulën me forcë 895,000 fëmijë në Karaibe dhe 297,000 në Amerikën Qendrore.

Në këtë drejtim, KB u bëri thirrje qeverive që të përgatisin dhe përshtatin strategjitë e tyre të katastrofës me realitetin e pandemisë Kovid-19, duke pasur parasysh që zhvendosja me forcë dhe varfëria kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes. /MIA