Komisionerja e Lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR) për Refugjatët në Afganistan, Caroline Van Buren, tha se 20 deri në 30 000 afganë largohen ilegalisht në rrugë tokësore çdo javë nga Afganistani dhe se shumica e tyre kalojnë në Iran.
Van Buren bëri të ditur se kanë marrë lajme për shkelje të të drejtave të njeriut.
“Marrim lajme se në disa rajone gratë nuk lejohen të punojnë, ndërsa në disa vende gratë nuk lejohen që të lëvizin pa praninë e një mashkulli nga familja pranë tyre”, tha Van Buren.
“Këtë vit brenda vendit janë zhvendosur më shumë se gjysmë milioni njerëz. Parashikojmë që 20 deri në 30 000 njerëz largohen ilegalisht çdo javë”, shtoi ajo.
Ajo tha se një pjesë e afganëve kalojnë në Pakistan nëse kufiri është i hapur, ndërsa shumica kalojnë në Iran.
Drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit për Afganistanin, Mary Ellen McGroarty, nga ana e saj, tha se OKB-ja ka biseduar me talebanët se si do të funksionojë aeroporti pasi SHBA-ja të dorëzojë kontrollin pas evakuimeve.
McGroarty theksoi se aeroporti ka një rëndësi të madhe për dërgimin e ndihmave humanitare.



