“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, Ledri Vula mbështet banorin e “BBVA” në koncert

Luiz Ejlli tashmë është favoriti i publikut shqiptar e po ashtu edhe personazheve publike.

Këngëtari merr mbështetje nga të gjithë, duke qenë kryefjala e edicionit, shkruan lajmi.net.

Ledri së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.

Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe valltarin Luixhino Hala të cilët ndodheshin në audiencë. Më pas publiku ka thirrur emrin e Sarës dhe në këtë moment Ledri iu bashkua brohoritjeve duke thënë emrin e Luizit.

“Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij./Lajmi.net/