Shkruan: Kimete Berisha
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti, i ka shkruar letër, Kryemurgut të Manastirit të Deçanit z. Sava Janjic, ku ka shprehur dëshirën për ta vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim.
Ndaj kësaj letre të kryeministrit Kurti, ka reaguar opinionistja Kimete Berisha e cila e ka kritkuar kryeministrin për një vëprim të tillë.
Ajo përmendi faktin se si KMDLNJ ka kërkuar hetime për Sava Janjicin, sepse ka prova që Manastiri i Deçanit gjatë kohës së luftës ishte shndërruar në bazë ushtarake të ushtrisë së Serbisë dhe se aty ishin mbajtur peng shqiptarët. Sava është i shtirë.
Berisha me ironizim i ofroi ndihmë kryeministrit për t’i bërë për vete njerëzit problematik.
“Kryeministri veç për mukajet nuk i ka çu’ fjalë Sava Janjiçit t’i thotë se do të hetohet nga Drejtësia e do të zbulohet e vërteta se si manastiri gjatë luftës ka shërbyer si ferr për shqiptarët.
Kryeministri e lut, e merr me të mirë, e lëmon, si me pas varrë në trup Sava”, shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Lute lute!
Kryeministri i lutet Sava Janjicit:
A ma jep lejen me ardh me nejt në manastirin e Deçanit veç pak, veç kryt’ me shti’!
Kur të thuash ti, si të duash ti, unë vijë, veç prano Ti!
Pas një jave, Sava Janjici i përgjigjet Kryeministrit: Hajde bujna!
KMDLNJ ka kërkuar hetime për Sava Janjicin, sepse ka prova që Manastiri i Deçanit gjatë kohës së luftës ishte shndërruar në bazë ushtarake të ushtrisë së Serbisë dhe se aty ishin mbajtur peng shqiptarët. Sava është i shtirë.
Kryeministri veç për mukajet nuk i ka çu’ fjalë Sava Janjiçit t’i thotë se do të hetohet nga Drejtësia e do të zbulohet e vërteta se si manastiri gjatë luftës ka shërbyer si ferr për shqiptarët.
Kryeministri e lut, e merr me të mirë, e lëmon, si me pas varrë në trup Sava.
Unë jan zemërthyese, dihet kjo aftësi e imja, bile një gazetar i Shqipërisë më ka quajtur ‘mashkull-ngrënëse’, bre Zoti e marroftë.
Pra, si e tillë i ofroj Kryeministrit ndihmë për t’i bërë për vete njerëzit problematik, duke përdorë taktika klasike.
1. Bëhu interesant. Kur do t’i vardisesh Savës, vardisju indirekt.
Pra, vardisje e suksesshme është të mos vardisesh. Sepse kur vardisesh dukesh nevojtar, lypës, poenta është të dukesh indiferent.
2. Nana më ka mësuar se ‘nëse i ikë dikujt-të ndjek dhe anasjelltas’. Gjithmonë më ka dhez kjo metodë fatale.
3. Keep yourself busy!
4. Krijo një frymë misterioziteti rreth vetes, kishe je i thellë dhe i pakapshëm!
5. Mos i shkruaj i pari. Kur të shkruan Sava, vonoja përgjigjen!
6. Citoje Turgenjevin, se kanë qejf ‘Sretni ljudi!
7. Shkoji jahu në manastir. Befasoje!
Le ta dijnë bota se Kosova është e lirë por Kisha ortodokse nuk është.
Mos u tut i dashur se t’pranon Sava.
Lëre që t’pranon por edhe dhez qiri për shpirtin tënd.
Ku kish gjetë Sava kësi Kryeministri!
As veten nuk e merr me t’mirë qysh e paske marrë me t’mirë Ti me atë letër djaloshare!
Po sillesh thuajse ti je Sava e Sava është Ti!
P.S. Unbelievable çka po ndodh kështu me Ty