Shtëpia e Big Brother Vip Kosova mbrëmë ka pas shumë atmosferë dhe muzikë.
E gjithë kjo atmosferë është organizuar për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Iliriana dhe Adri kanë qenë përgjegjësitë kryesor për muzikën dhe ia kanë dal mbanë këtij organizimi.
Kaderi ka marrë mikrofonin për të kënduar e kjo e ka acaruar shumë Ilirianën, shkruan lajmi.net.
“Unë jam këtu për të kënduar jo ti”, ka thënë Iliriana e ky reagim e ka bërë të ndihet keq Kaderin.
Kaderi është larguar nga dhoma e ndenjës duke tentuar të shmanget nga debati. /Lajmi.net/
