Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen! Mesazhi therës i vajzës që iu vra e ëma

E bija, Ana ka gjetur fjalët më prekëse e më therëse për t’u përcjellë një mesazh mediave që të mos e keqpërdorin fatkeqësinë e saj.

Ajo shkruan se nëna e saj duroi 30 vite martesë dhe ajo bashkë me të motrat trokitën dyerve të policisë e mjekëve që ta shpëtonin, por sot që të gjithë flasin për Dijen, ajo nuk dëgjon më.

Letra e së  bijës:

Une jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo qe ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënën time te fatkeqe, nënën time të mjerë. Nenen qe kaloj gjithë jetën ne vuajtje për të na rritur ne. Po e bej këtë postim për ju portale te famshme dhe per ju njerëz qe villni vrer e përfitoni ne hallin qe me ka zëne mua sonte. Ne ate hall qe une do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time. Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua. Mjaft e keqpërdorët per disa like te fëlliqura apo komente. Unë  jam ajo që trokiti dyer te afërmish qe bënin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash që me përcollën duke me thënë qe s’kam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, qe duroi 30 vjet ne nje martese, punoi me ndershmëri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund të ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jetë te gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton për Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo stë degjon dot me. Mjaft o njerëz te fëlliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe s’jau kemi me nevojën. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos te behesh kurrë Ana.