Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) pas sulmit të kryer nga forcat e regjimit në Idlib, kanë goditur gjatë gjithë natës elementet e regjimit të Asadit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se momentet e goditjes nga ajri dhe artileri ndaj objektivave të regjimit janë filmuar nga mjetet ajrore pa pilot (dronët).

Në këto pamje vërehen momentet e goditjes ndaj autokolonave me mjete të blinduara që i përkasin regjimit, elementëve në lëvizje, bazat dhe qendrat që përdoren për armatime nga regjimi.

Të enjten vonë, të paktën 33 ushtarë turq ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror të forcave të regjimit të Asadit në zonën e de-eskalimit në Idlib./AA/