Umtiti afër kalimit në Serie A

Roma është duke tentuar që të transferojë Samuel Umtitin nga Barcelona në këtë verë – raporton Diario Sport.

Ka disa klube evropiane që duan të transferojë mbrojtësin francez, derisa Giallorossët shpresojnë që ta marrin në formë huazimi me të drejtë blerje

Por, katalunasit duan që Umtitin të shesin përfundimisht dhe jo ta dërgojnë në huazim, shkaku që nuk ka bindur me formën e tij.

Francezi mund të zëvendësojë Chris Smallingun, lojtarin që Roma e kishte në huazim nga Manchester United për një edicion.

Barcelona mund të lejojë largimin e Umtiti në formë huazimi te skuadra italiane, por me detyrim për ta blerë atë.

Kontrata e fituesit të Kupës së Botës skadon në vitin 2023, derisa për të janë të interesuar edhe skuadra nga Liga Premier. /Telegrafi/