Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i të punësuarve në industri, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.8% në muajin shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin shtator të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që në disa sektorë ka pasur ulje më të madhe.
Te reparti për prodhimin e lëkurës ka rënie më të madhe (10.4 %), ndërsa rritje më të madhe të prodhimi i duhanit (22.5 %).
“Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – shtator të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – shator të vitit 2024, është zvogëluar për 3.7%”, raportoi Enti.
		



