Ulet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Kovid-Qendrat

Gjithsej 536 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për korona virus po kurohen në qendrat spitalore të kovidit, informon Ministria e Shëndetësisë. Kurse numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv të cilët po shërohen në repartet e kryeqytetit dhe në spitalet e të gjithë vendit është 911 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë.

Ministria e Shëndetësisë

“Sipas të dhënave në baza ditore nga ana Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 35 pacient, në Shtip 55 pacient, ndërsa në repartin e Tetovës janë 21 të sëmurë. Në Veles po kurohen 27 pacient, në Kumanovë 80 persona me korona virus. Në qendrën e kovidit në Ohër janë hospitalizuar 60 pacientë, në Prilep 66, Gostivar 27, në Strugë 25 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës 51 pacientë, në Koçan 26, në Kërçovë 11, Kavadarë 27. Në Gjevgjeli 12 persona, kurse në Dibër 12 persona pozitiv dhe të dyshuar për korona virus”.

Ndërsa në repartet e infektologjisë në kryeqytet gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 22 pacientë, dhe gjithsej 375 të sëmurë me COVID-19 po shërohen në qendrat e kovidit. /SHENJA/