Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se numri i përgjithshëm i pacietëve me koronavirus që po kurohen në qendrat e kovidit në të gjithë vendin është 620, dhe ka gjithsej 621 shtretër të lirë. Gjatë 24 orëve të fundit në kovid qendrat e të gjithë vendit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 359 pacientë të infektuar nga koronavirusi.




Ministria e Shëndetësisë
“Sipas të dhënurave spitalore në baza ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, është njoftuar se në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 34 pacientë, në Shtip 27, në repartin e infektologjisë në Tetovë janë 22 persona, Veles 30, Kumanovë 54. Në qendrën e kovidit në Ohër janë shtruar 40 pacientë, Prilep 40, Gostivarë 16, Strugë 13 të sëmurë, Strumicë 27, Koçan 3, Kërçovë 13, Kavadarë 22, në Gjevgjeli 7, ndërsa në Dibër 11 persona”.
Ndërsa në qendrat e kovidit në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar 30 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëmi është 283.
Ministria e Shëndetësisë
“Në klinikën Interne janë pranuar 14 pacientë, në spitalin 8 Shtatori 5, ndërsa në klinikën e Infektologjisë 3 të sëmurë janë hospitalizuar gjatë ditës së kaluar. Në klinikën dermatologjike po kurohen 18 pacientë, në Neurologji 22, në Institutin e TBC-së 16, në Nefrologji 15. Në klinikën për Gastroenterohepatologji janë shtruar 16 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkrive të fëmijëve në Kozle janë 21 persona”
Qendra e Кovidit në Klinikën për sëmudje të syve prej dje është e mbyllur, ndërsa sot u mbyll edhe qendra kovid në Klinikën për për veshë, hundë dhe fyt. Mbyllja vjen pasi është shënuar ulje e numrit të të personave që kurohen në spital për shkak të koronavirusit. /SHENJA/



