Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar një vendim të ri që sjell ulje mesatare prej 1,78% të çmimeve të karburanteve, përcjell TV21. Çmimi i benzinës BS-98 do të ulet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i naftës për 4 denarë për litër. Sipas KRRE-së, çmimi i vajti ekstra të lehtë do të ulet për 4,5 denarë për litër.
Çmimet maksimale sipas vendimit të KRRE-së:
Benzina EUROSUPER BS-95: 85,00 den/litër (pa ndryshim)
Benzina EUROSUPER BS-98: 86,50 den/litër (ulje)
Dizeli EURODIESEL BS: 89,50 den/litër (ulje)
Vaji ekstra i lehtë: 94,00 den/litër (ulje)
Çmimet e derivateve nëse shtohet edhe lirimi që sigurohet nga OKTA:
Benzina EUROSUPER BS-95: 83,00 den/litër
Benzina EUROSUPER BS-98: 84,00 den/litër
Dizeli EURODIESEL BS: 86,50 den/litër
Vaji ekstra i lehtë: 94,00 den/litër



