Më pak shkelje në ditën e dytë të zbatimit-provë të sistemit “Safe City”! Edhe pse ka kolona dhe pritja është më e gjatë në të njëjtët semaforë, shoferët thonë se do të mësohen me masat e reja. Arrini pak më vonë në shtëpi, por më të sigurt. Qytetarët të ndarë në mendime! Më të moshuarit e mirëpresin sistemin e ri, posaçërisht e nevojshme për këmbësorët.
“Kjo duhej që moti të vendosej dhe shumë i gjatë është afati i testimit. Për një javë mjafton dhe menjëherë në aksion! E shikoni për një ditë sa kundërvajtje kishte, d.m.th. 110 mijë keqpërdorime tregojnë se duhet urgjentisht sepse këmbësorët jemi më të pambrojturit në komunikacion.
-Për çfarë ky popull e meriton ndëshkimin, përse të mos edukohet të mos bëj shkelje? Në rregull është ajo, por dua të them se meqë është vendosur ai sistem menjëherë të funksionojë jo sot apo nesër në 3 vende apo 6 vende, menjëherë me gjoba dhe nuk do të ketë reja, teze, vëlla, miku me të gjete lidhje, të gjithë të dënohen.”
“Unë jam shofer dhe sot e dje të mos të besohet edhe po të duash nuk mund të bësh aksident, 40-50 nëpër qytet aq ishte vozitja, do të mësohemi! E vërejtët dallimin në vozitje? Po vërehet shumë! Në përmirësim, unë kam menduar se qarkullimi do të ulet, por doli e kundërta se lëvizja e makinave është më mirë, nuk ka mos durime për pritje të gjata, por do shohim dhe do të mësohemi.”
“Duhet të gjobiten se i shoh si vozisin shpejtë, unë kam qenë në komisionin për dhënien e patentë shoferëve para 30 vitesh, por sot vozisin pa dokumente! Shoferët e rinj të lexojnë atje librat siç janë dhe ta dëgjojnë instruktorin. Unë ta them e ka të kryer auto shkollën dhe mua më pyet çfarë të bëjë tash nëse e aksidentin tjetri ndërsa ai vozitë autobusë! Çfarë ti them? Kush është fajtor?”
E të rinjtë shprehen kundër kamerave rrugore. Ata që folën për TV21 thanë se u shkaktohet stres në vozitje dhe kërkojnë që toleranca të jetë së paku 10% e shpejtësisë.
“Ne jemi kundër këtyre kamerave sepse bëjnë shumë dekoncentrim gjatë vozitjes, ku të shohim lartë apo të vozisim? Prandaj pengojnë dhe shumë janë rigoroze ligjet nga 50 për 51 të shkruajnë dënim. Për shembull në semafor akoma sa fillon të lëviz drita jeshile makinat ndale, shumë na japin stres dhe kjo nuk është e mirë. Kjo situatë mund të bëjë më shumë komplikime në komunikacion. Mirë e tha se nuk dimë ku të shikojmë lartë në kamera apo poshtë këmbësorët. Njerëzit nuk kalojnë më as 40km/h realisht jo se janë paga të mëdha, ata që varen nga pagat të pësojnë çdo ditë gjoba.
“Unë mendoj se duhet të shfuqizohen! Përse? Sepse nuk mund të ngasim makinat!
Nga Ministria e Brendshme thonë se në ditën e dytë dukshëm është ulur numri i shkeljeve në Shkup.
Krahasuar me 24-orëshin e parë të testimit ku kishte 110 mijë shkelje dhe njoftimi i qytetarëve ishte automatik përmes celularëve, policia thotë se shoferët e morën mesazhin dhe kanë reflektuar.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME:
-Sa i përket të dhënave mbi numrin total të shkeljeve të regjistruara në Shkup më datë 2 dhjetor, brenda 24 orëve janë regjistruar gjithsej 50,652 shkelje, prej të cilave 48,861 për shpejtësi, 1,366 për semafor të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.
Autoritet thanë se projekt po testohet në Shkup. Në Kumanovë dhe Tetovë pritet të aktivizohen ditëve në vijim, ndërsa në autostradat si Korridori 10 dhe Korridori 8 pritet të aktivizohen brenda javës. Deri nga mesi 2026 autoritet synojnë të mbulojnë të gjitha qytetet e vendit me monitorimi e kamerave “Safe City”, ndërsa deri në vitin 2050 të ulin në zero vdekshmërinë nga aksidentet në trafik.




