Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,66 %.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0.50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,442 den/kg dhe do të jetë 43,343 den/kg.

Nga data 27.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 78,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 76,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 43,343 (denarë/kilogram).