Gjatë ditës së djeshme, ukrainasit bënë të ditur se me sukses kanë dëmtuar dy anije të shtetit rus.
Ndërkohë, sot dronët ukrainas FPV sulmuan automjetet e blinduara ruse dhe këmbësorinë që ishin nisur drejt qytetit të Avdiivkas.
Tashmë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sulmit të tankut rus si dhe të ikjes së ushtarëve të Vladimir Putinit.
Kujtojmë se inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar raportoi javën e kaluar se Rusia ka të ngjarë të ketë angazhuar deri në tetë brigada në sektorin ku filloi një “përpjekje të madhe sulmuese” në mes të tetorit.
Ndryshe, forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se Rusia ka humbur deri më tani rreth 299 mijë trupa që nga fillimi i pushtimit, i cili filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.