Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot së se kryqëzori Moskva i klasit “Project 1164 Slava” pësoi dëmtime mjaft të rënda, aq sa e detyroi të gjithë ekuipazhin të evakuohej, pasi një zjarr shpërtheu teksa po lundronte në Detin e Zi, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve në bord.
Ky njoftim i publikuar në mediat ndërkombëtare, pason raportimet se anija shpërtheu në flakë, pasi u godit nga raketat ukrainase të lundrimit Neptun.
Gjendja aktuale e kryqëzorit Moskva, e cila është me flamuri të Flotës së Marinës Ruse në Detin e Zi, është i paqartë. Deklarata e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e transmetuar nga media shtetërore ruse RIA Novosti, nuk thotë nëse anija ishte mbytur apo po mbytej apo ishte në rrezik.
Se sa marinarë rusë ishin në bord kur filloi zjarri është e paqartë, por një numër tipik i ekuipazhit për një anije luftarake të klasits Slava është rreth 510 persona. Nuk ka ende asnjë informacion të qartë për viktima apo të plagosur.
Por, çfarë e shkaktoi dëmtimin e kryqëzorit?
Sipas medieve të ndryshme, ka raporte të veçanta, po aq të pakonfirmuara, se një nga dronët e Ukrainës, TB2 të prodhimit turk, mund të jetë përfshirë në sulmin kundër kryqëzorit Moskva, ndoshta për ta shpërqendruar atë nga raketat që niseshin.
Droni mund të ishte përdorur për të identifikuar anijen, për të shmangur goditjen aksidentale të anijeve tregtare në Detin e Zi dhe më pas për t’i marrë koordinatat dhe për të lëshuar pastaj raketat kundër saj.
Është interesante se Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi së fundmi një video që thotë se tregon fregatën e klasit “Project 11356R Admiral Grigorovich” Admiral Essen, ku përfshihet një dron TB2, ndërsa lundronte në Detin e Zi.
Njoftimi i parë
Raporti i parë se Moskva ishte dëmtuar rëndë dhe se raketat ukrainase ishin përgjegjëse, duket se ka ardhur nga postimet në mediat sociale nga një “vullnetar” ukrainas i quajtur Serzh Marko, i shkruar gjithashtu Serg Marco.
“Kryqëzori Moskva sapo është goditur nga 2 raketa Neptun. Është në këmbë (nuk është fundosur), po digjet. Dhe ka një stuhi në det”, ka shkruar ai. “Kërkohet përmbytje taktike, me sa duket,” shtoi ai.
Neptun, në këtë rast, i referohet raketës anti-anije Neptun të zhvilluar në vend, të nisur nga toka e Ukrainës, një derivat i Kh-35 Sovjetik.
Ashtu si Kh-35 origjinale, pas lëshimit, Neptuni raportohet se përdor udhëzimin e sistemit inercial të navigimit (INS) për të arritur në zonën e synuar dhe më pas kalon te një kërkues aktiv radari për të gjetur dhe për të kryer një sulm terminal në objektivin e tij.
Raketa ka një rreze maksimale të deklaruar prej rreth 190 milje (300 kilometra).
© SYRI.net




