Forcat ukrainase kanë arritur të godasin me sukses një sistem të mbrojtjes kundërajrore të Rusisë në Krimenë e pushtuar.
Gjatë natës së 25 shkurtit, njësitë speciale ukrainase kanë arritur që të shmangin radarët dhe të godasin me dronë sistemet e mbrojtjes kundërajrore në Krime, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i këtij sulmi është dëmtuar sistemi raketor S-400, stacioni i radarit 92N6E si dhe elementet përcjellëseve të sistemit raketor S-400.
E një sistem tjetër raketor Pantsir-S1 që ishte mbuluar dhe kamufluar në një zonë malore, është goditur gjithashtu nga operatorët ukrainas të dronëve që e lokalizuan.
Një ditë më parë, ukrainasit përdorën sistemet raketore amerikane ATACMS për të goditur depo municioni të ushtrisë ruse.



