Ukraina vlerëson gatishmërinë e Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai përgëzon gatishmërinë e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, pasi udhëheqësit e vendit njoftuan zyrtarisht mbështetjen e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Zelensky foli me presidentin finlandez Sauli Niinisto.

Njoftimin për këtë bisedë ai e bëri në Twitter të enjten, duke shtuar se “lavdëroi gatishmërinë e Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO”.

“Ne diskutuam gjithashtu integrimin evropian të Ukrainës. Dhe ndërveprimin e mbrojtjes Ukrainë-Finlandë,” shtoi Zelensky, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.