Një sulm me dronë, që dyshohet se është kryer nga Ukraina, ka goditur thellë territorin rus, duke synuar një fabrikë të prodhimit të raketave në rajonin e Udmurtisë.
Sipas autoriteteve lokale ruse, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.
Guvernatori i rajonit bëri të ditur se dronët kanë goditur një zonë industriale, por nuk dha detaje të plota mbi objektivin e saktë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos përhapin informacione të pakonfirmuara në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve nga burime ushtarake ukrainase dhe media të pavarura, objektivi i sulmit ishte një fabrikë për prodhimin e raketave në qytetin Votkinsk, rreth 1400 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Fabrika thuhet se prodhon raketa balistike dhe sisteme të tjera të armatimit strategjik.



