Ukraina: Rusia po planifikon turne propagandistik të shtypit në Mariupol

Zyrtarët ukrainas po pretendojnë se Rusia sot po planifikon një “turne shtypi” në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Sipas organizatës ukrainase të lajmeve Ukrayinska Pravda, Moska do të ftojë gazetarë që janë “besnikë ndaj rusëve”.

Ata do të udhëtojnë në Ukrainë nga Rostovi i Rusisë dhe do t’u jepen “fakte të ndryshme” për konfliktin në Mariupol, thuhet në njoftim.

Duke cituar drejtorinë kryesore të inteligjencës të Ukrainës, gazeta raportoi: “Për shembull, ‘dëshmitarë’ të trajnuar posaçërisht do të përshkruajnë se si mbrojtësit ukrainas supozohet se bombarduan qytetin dhe vranë vetë banorët vendas, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Për të mbështetur këtë version të ngjarjeve, provokatorët e trajnuar do të paraqiten si “dëshmitarë okularë”, të cilët do të flasin për “vrasjen masive të civilëve nga ushtria ukrainase”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha gjithashtu se e dënon turneun e shtypit “propagandë”, duke u kërkuar gazetarëve të huaj të mos marrin pjesë.