Ukraina: Rusia ka sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në Mariupol

Forcat ruse kanë sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në qytetin e rrethuar dhe të shkatërruar të Mariupolit, tha të mërkurën Kievi.

“Në Mariupol, pushtuesit kanë goditur ndërtesën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova.

Në deklaratën e postuar në rrjetet sociale, ajo shtoi se ndërtesa është goditur nga sulme ajrore dhe artileri.

Mariupol: Katër arsyet se pse ky qytet ka kaq shumë rëndësi për Rusinë
Ukraina thotë se Rusia ka ndaluar punëtorët humanitarë drejt Mariupolit
Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160,000 civilë vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera elementare.