Ukraina raporton se ka vrarë edhe 480 trupa ruse

Ukraina ka njoftuar se ka vrarë 480 trupa të tjera ruse, sipas shifrave të saj të fundit të viktimave.

Publikimi i përditshëm i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës tha se 101 mijë e 430 personel të shërbimit rus ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit në shkurt, shkruan Guardian.

Shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga Guardian dhe ndryshojnë nga totali i shpallur nga Kremlini.