Ukraina publikon audio-përgjimin: Kemi prova që Rusia e hodhi në erë digën

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU) thotë se ka prova që vërtetojnë se Rusia qëndron pas shembjes së digës Kakhovka në jug të Ukrainës.

Sipas tyre, kanë përgjuar një telefonatë që vërteton se një “grup sabotues” rus hodhi në erë digën.

Ata kanë publikuar një audio një minutë e gjysmë, ku dy persona diskutojnë, në rusisht, pasojat nga katastrofa.

Ukrainasit nuk e goditën. Ky ishte grupi ynë sabotues. Ata donin të trembnin njerëzit me atë digë. Nuk shkoi sipas planit dhe ata bënë më shumë se sa kishin planifikuar“, thotë një nga personat në audion e publikuar.

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës nuk ofron detaje të mëtejshme të bisedës apo pjesëmarrësve të saj, ndërsa pretendimet nuk janë verifikuar ende nga palë të treta.

Shkatërrimi i digës çoi në përmbytje masive në rajon, duke detyruar mijëra banorë të largoheshin./ BBC