Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 19 mijë trupa që nga fillimi i luftës

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës.

Pretendohet se 19 mijë 000 trupa ruse janë vrarë dhe 1,891 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 135 helikopterë, 700 tanke dhe 150 avionë.

Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur.

Kjo erdhi ndërsa NATO vlerësoi se deri në 15 mijë trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt.