Ukraina pretendon se që nga fillimi i agresionit, Rusia ka humbur 23,000 ushtarë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se Rusia ka pësuar 23,000 humbje të personelit ushtarak që nga fillimi i luftës, në një përditësim në Telegram.

Ky institucion pretendon se që kur Rusia filloi agresionin më 24 shkurt, ushtria ukrainase ka shkatërruar:
986 tanke; 2418 mjete luftarake të blinduara; 435 sisteme artilerie; 189 aeroplanë; tetë anije; si dhe 155 helikopterë.

Sipas tyre, Rusia përjetoi humbjet më të mëdha në drejtim të Izyum, në Ukrainën lindore.

Vlerësimet e humbjeve ushtarake ruse ndryshojnë shumë, por Moska e ka pranuar më parë se ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave” gjatë pushtimit.

Sidoqoftë, BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e fundit të Ukrainës.